I hidhur ka qenë fati i një të riu shqiptar në Itali, i cili ka humbur jetën në një aksident.
Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Devinson Bregu. ‘Gonews.it’ shkruan se i riu drejtonte makinën e tij ‘Smart’ kur u përplas me një pemë dhe për pasojë humbi jetën.
Aksidenti ndodhi në në Cerreto Guidi, midis Lazzeretto dhe Romës, – raporton noa.al.
Mësohet se i riu ishte futbollist luante me ekipin lokal, Ponte a Elsa.
Ekipi i tij bëri një dedikim prekës për të riun dhe familjen e tij: “Ne e kujtojmë atë si një fëmijë që ishte gjithmonë i sjellshëm me të gjithë, i shprehim ngushëllime të gjithë familjes së tij, një puthje të madhe vëllait të tij Louis, gjithashtu atlet i shoqatës sonë sportive. Një përqafim të fortë nga të gjithë Ponte a Elsa”, shkruan ekipi i tij në ‘Facebook’./noa.al