Loading...

A do shkoni të betoheni në zyrën e Metës?/ Ja si përgjigjet Rama…

I ftuar në ‘Opinion’, Kryeministri Edi Rama ka pranuar se për aq kohë sa Presidenti Ilir Meta ndodhet në zyrën e Presidencës, qeveria do të betohet para tij.

Sipas Kryeministrit, ai nuk është zënë me Presidentin Meta, thjesht rrugët e Metës dhe PS-së janë ndarë në mënyrë të pakthyeshme.

Rama u pyet nëse ka pasur një takim mes palëve gjatë verës, për shkak se Presidenti është parë më i qetë, mirëpo Rama nuk i ktheu përgjigje.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: A do shkoni të betoheni në zyrën e Metës?

Rama: Për sa kohë është në zyrë…

Pyetje: Ka pasur tentativa për pajtim mes jush këtë verë? Jeni zë në dhe pajtuar shpesh.

Rama: Nuk jam z ënë. Thjesht janë ndarë rrugët mes PS dhe Ilir Metës në mënyrë të pakthyeshme.

Pyetje: A do ketë ndonjë reformë?

Rama: Reforma në Arsim është bërë. Ajo që duhet bërë është zbatimi i Reformës në Arsimin e Lartë. Kemi sot një bord të arsimit me personalitete shqiptare dhe të huaja. Qëllimi i këtij mandati është të krijojmë sinergji mes universiteteve tona dhe të huaja. Pra të fusim programe të universiteteve publike europiane apo të tjera, që studentët tanë të marrin diploma.