Loading...

Vlora pu shtohet nga turistët e huaj/ Mjafton që të vish një herë në Vlorë dhe bie në dashuri me të!

Vlora pu shtohet nga turistët e huaj.
Askujt nuk i kishte shkuar ndër mend që në këtë situatë të tr azuar Vlora do të p ushtohej nga të huajt. Pu shtime të qytetit, ato ush tarake e kam fjalën, kanë ndodhur disa herë gjatë shekujve në këtë qytet lakmi e bukurive të tija natyrore dhe pozicionit str ategjik, por pu shtim në paqe, këtë nuk e kishim ndeshur dhe dëgjuar ndonjë herë.

Vlonjatët duket se janë “dorëzuar” sepse zotë shtëpie janë bërë turistët e huaj. Ata i gjen kudo plazheve nga Zvërneci në Orikum. I gjen në shtëpitë e vlonjateve, pa llogaritur hotelet. I gjen mbrëmjeve në rrugët dhe shëtitoret e qytetit, në restorantet dhe baret e Lungomares, ku flitet rusisht, polonisht, çekisht, maqedonisht, italisht e serbisht e lloji lloji gjuhe të kontinentit tonë.

Këtë sezon ata zbritën në Vlorë ardhur me shumicë, me familjet e tyre, me fëmijët e vegjël që i gëzohen detit, lodrave dhe ushqimit. Lungomarja është pa dyshim, poli magnetik i turistëve në të gjithë gjatësinë e saj prej 3 km, ku restorantet e klasit të lartë, baret famoze, ëmbëltoret xhelatinoze të joshin në padurimin e tyre për ti shijuar. Por Vlora tashmë është një qytet policentrik, ku përveç Lungomares, bulevardit “Ismail Qemali”, turistët nuk lenë pa shkelur, frekuentuar dhe fotografuar edhe Qendrën Historike të qytetit, ku mbrëmjet gjallojnë me aktivitete nga bashkia me artistë të ftuar e me famë.

Hotelet e Vlorës nga qendra e deri në Lungomare, Ujin e Ftojtë, Jonufër, Radhimë e Orikum janë full shoqëruar kjo edhe me turizmin familjar. Të gjitha këto falë edhe platformës Booking.com që ka hapur një dritare të re pronotimesh të turistëve të huaj, çka ka krijuar një komoditet komunikimi të ndërsjellët dhe shumë optimal. Trafiku mbetet pr oblem jo vetëm në rrugët e qytetit, por edhe mes lagjeve.

Nuk gjen dot një vend parkimi sepse në mbrëmje sidomos, sheshet pallatet janë të rrethuara nga makinat që i parkojnë kudo. Mbrëmë dola për herë të parë me tre romanet e mi në Lungomare, duke përfshirë edhe romanin e ri “SOFIA”. Përpara meje kalonin tufa-tufa turistë të huaj, pa shmangur dot turistët shqiptar nga Kosova apo emigrantët kosovar që jetojnë e punojnë në perëndim.

Ata janë shpirti i turizmit patriotik, sepse vijnë në brigjet e Adriatikun e Jonit si në shtëpinë e tyre. U afrua te tavolina e librave një çift shqiptar nga Kosova, por që jeton e punon në Gjermani. Pasi shkëmbyem përshëndetjet e para, burri i dha telefonin gruas dhe kërkoi të bënte një foto me mua duke mbajtur romanin “SOFIA” në duar. Pranova me kënaqësi.

– Është hera e parë që vij në Vlorë, – më tha. – Kam qenë në Sarandë dhe gjithë bregdetin, por në Vlorë nuk kisha ardhur. Përse – e pyeta unë kureshtar. – Sepse dëgjoja që Vlora kështu e Vlora ashtu, – tha ai.

Po pra, – ndërhyra unë. – Sepse një tullumbace të pëlcas në Vlorë dhe e merr vesh e gjithë bota. – Vlora, – tha ai, qenka magnet i magjishëm. Me të vërtetë ne shqiptarët duhet të ndihemi krenar që e kemi.

– Ky është një konstatim me vend, – ndërhyra unë. Mjafton që të vish një herë në Vlorë dhe bie në dashuri me të. Ai pohoi me kokë së bashku me gruan dhe të kënaqur nga befasia Vlorë u përshëndetëm dhe ata vazhduan të shëtisnin në Shëtitoren e Madhe Bregdetare të Vlorës, të ashtuquajturën Lungomare.

Por të gjitha këto zhvillime kanë ndikuar për shkak të investimeve gjigantë që janë bërë e po bëhen në Vlorë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë. Vlora mund të jetë i vetmi qytet me katër rrugë në zhvillim, që të çojnë drejtë Rivierës së famshme. Rruga e Lungomares, rruga e unazës prapa Lungomares, baipasi i sapo hapur përkohësisht dhe rruga e Lumit të Vlorës në ndërtim e sipër.

Vlora nuk i kishte parë kurrë këto investime në 109 vjetët e shtetit modern shqiptar. Tani në Vlorë po punohet në qendër të Skelës dhe në Lungomaren 2. Gjithashtu sapo ka nisur zbatimi i projektit për rehabilitimin total të Sheshit Historik të Flamurit.

Ato që do ti vënë vulën e zhvillimit të pandalshëm dhe bumit turistik të Vlorës dhe gjithë Rivierës Shqiptare do të jetë ndërtimi i shumëpritur i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës dhe i Tunelit 6 km të Llogoras.

Nderim dhe respekt për të gjithë ata që po e zhvillojnë e çojnë përpara këtë vend, duke i dhënë drejtimin e merituar turistik, i cili duhet të mbështetet fuqimisht nga një bujqësi e përparuar dhe nga një industri të lehtë ushqimore që duhet ngritur sa më parë.
Nga Clirim Hoxha

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com