Loading...

Vjen paralajmërimi i fortë: Varianti tjetër i COVID-19 mund të jetë më keq se Delta

Epidemiologu i njohur amerikan, Anthony Fauci ka paralajmëruar se mutacionet e ardhshme të COVID-19, mund të jenë më ngjitëse se varianti Delta.
Virologu, nënvizoi rëndësinë e parandalimit, veçanërisht përmes vaksinimit, pasi përhapja e rasteve në Amerika ka filluar të jetë të paktën 100 mijë në ditë. Më tej, eksperti rrëfeu se pjesa më e madhe që ka pr ekur sëmundja kanë qenë të pa vaksinuarit.
“Ka akoma 93 milionë amerikanë që mund të imunizohen, por ata ende nuk e kanë bërë. Nëse vjen një variant tjetër që ka po aq kapacitet të lartë transmetimi dhe është gjithashtu shumë më i rëndë, atëherë ne me të vërtetë mund të jemi në telashe”, tha Fauci në një intervistë me faqen e lajmeve McClatchy, duke shtuar se “njerëzit që nuk vaksinohen gabimisht mendojnë se bëhet fjalë vetëm për ta. Por nuk është kështu, është për të gjithë të tjerët”.

Epidemiologu paralajmëroi se shumica dërrmuese e infeksioneve të reja përfshijnë njerëzit e pavaksinuar dhe shpjegoi se Shtetet e Bashkuara janë “shumë me fat” që kanë vaksina që i kanë rezistuar varianteve.

“Ju duhet mbroni pjesën vurnerabël, të cilët janë njerëz të pavaksinuar, duke i vaksinuar ata,” tha Fauci në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë të enjten në mëngjes. “Dhe kur e bëni këtë, ju bëni një bllokim shumë, shumë të fortë të evolucionit të varianteve që mund të jenë problematike”, tha Fauci.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com