Loading...

Shpëtimtarët me katër këmbë shpëtojnë 14 njerëz nga mb ytja në det, midis tyre fëmijë

Një fatke qësi e keqe për tri familje që po kalonin ditën në plazhin e Sperlonga (qytet bregdetar në provincën e Latinës, Itali, rreth gjysmës së rrugës midis Romës dhe Napolit).

Familjet, me tetë fëmijë të moshës 6 deri në 12 vjeç, u përfshinë nga dallgët në det dhe nuk mund të ktheheshin më në breg.

Historia, megjithatë, fatmirësisht pati një fund të lumtur falë ndërhyrjes së papritur të tre qenve shpëtues, të cilët arritën të sillnin në breg 14 personat e përfshirë në rre zik mb ytjeje.

Valët e forta të detit i rrë zuan njerëzit nga varka, duke i vënë kështu në vë shtirësi të mëdha. Thirrjet e menjëhershme për ndihmë u dëgjuan nga qentë e llojit Labrador, të cilët ndërhynë dhe shpëtuan 4-vjeçarin Eros, 7-vjeçaren Mya dhe 5-vjeçaren Mira.

Ata bënë disa udhëtime për t’i kthyer të gjithë fëmijët të sigurt në breg. Operacioni i pazakontë dhe kompleks zgjati 20 minuta. Skenat i panë rreth 400 njerëz që u mblodhën në plazh. Ato i mirëpritën shpëtimtarët me katër këmbë me duartrokitje dhe fjalë mirënjohjeje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com