Gjenerali i Trupave Detare Kenneth McKenzie, komandant i Komandës Qendrore të SHBA, sapo njoftoi se SHBA ka përfunduar tërheqjen e saj nga Afganistani.
Tërheqja vjen pas dy dekadash l ufte, pasi në 2001 amerikanët rrë zuan qeverinë tal ibane dhe promovuan qeveri të kontrolluara prej saj, kurse në gusht i hapi rrugën talibanëve të rikthehen në pushtet, duke u tërhequr nga Afganistani.
C-17 i fundit u largua nga aeroporti i Kabulit në 3:29 pasdite me ambasadorin amerikan bord, tha McKenzie, citon noa.al.
Gjenerali Frank McKenzie i cili mbikëqyri tërheqjen tha se Amerika arriti të evakuojë rreth 123,000 civilë.
Tërheqja e sotme, – tha ai, – nënkupton jo vetëm përfundimin e komponentit us htarak të eva kuimit, por edhe fundin e misionit gati 20 -vjeçar që filloi në Afganistan menjëherë pas 11 shtatorit 2001.
Ai ishte një mision që solli drejtësinë ndaj Osama Bin Ladenit së bashku me shumë bashkë-komplotistë të tjerë të al Kaedës.
Kostoja ishte 2,461 pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe civilë të vrarë dhe më shumë se 20,000 të tjerë të cilët u plagosën.
Mjerisht, kjo përfshin 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan të cilët u vranë javën e kaluar nga një sulmues vetëvra sës i ISIS-K.”, tha McKenzie.
Në 20 vitet e pranisë amerikane në Afganistan, më shumë se 800,000 pjesëtarë të shërbimit amerikan dhe 25,000 civilë kanë shërbyer në vend. /noa.al