Loading...

Sali Berisha: ‘Nuk ka forcë në botë përveç të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misionin tim, të besuar nga zgjedhësit shqiptar. Kjo është përfundimtare’

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për shtyp mesditën e sotme, pati një reagim të fortë ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila sërish dje kërkoi që Sali Berisha të mos ishte pjesë e Parlamentit të ri.

“George Soros dhe Edi Rama po h akmerren politikisht ndaj meje, për d enoncimet e mia për lidhjet e Ramës me kr imin dhe pasuritë e pal igjshme. Vendimi është h akmarrje politike për kundërshtimin tim të pr erë për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Mungesa e transparencës së këtij vendimi tregon se është vendim vetëm politik. Por, pavarësisht nga këto, unë nuk kam ngritur p adi kundër vendimit politik, por kundër shp ifjeve mbi të cilat bazohet ky vendim. Karakterin politik të këtij vendimi e d ëshmon edhe kërkesa e ambasadores që të mos futem në Parlament, me kër cënime me bar që e ka përdorur dikur Enver Hoxha dhe e përdorin sot albanofobët e pandreqshëm”, tha Berisha.

Ai kritikoi Kimin kur pohoi se ajo po ngatërronte demokracinë me di ktaturën duke theksuar se shqiptarët nuk hanë bar.

Yuri Kim pati deklaruar: “Do të jetë e rëndësishme që PD-ja të mendojë për këtë çështje dhe sikurse e kam përmendur edhe më parë, PD-ja ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga ko munizmi. Në fakt, do të ishte një ironi historike, por edhe tr agjike nëse partia do të duhej të hante bar për hatër të një deputeti të saj”.

Berisha deklaroi se nuk do ta dorëzojë mandatin e deputetit, pavarësisht kërkesës së ambasadores amerikane Yuri Kim.

I pyetur nga A2 nëse kreu i PD, Basha, do ta largonte nga grupi parlamentar, Berisha tha: “E them edhe një herë, nuk ka forcë në botë përveç të gjithëfuqishmit që mund të më pengojë mua pa ushtruar misionin tim, të besuar nga zgjedhësit shqiptar. Kjo është përfundimtare. Sa di unë, kryetari i PD në takim me zonjën Kim ka kërkuar të njëjtën gjë. Por ata që nuk bëjnë transparencë, kanë një problem madhor, kanë fr ikë nga e vërteta. Nuk ka forcë në botë që mund të imponojë mua një qëndrim tjetër përveç këtij. Cilido që ak uzon pa fakte bazë, ka probleme madhore me karakterin e tij”.

Berisha sqaroi se konferencën e ka thirrur për të njoftuar publikun se avokati i tij ka dorëzuar pa dinë për shpifje në Gjy katën e Parisit.

“Pas vendimit të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken për të shpallur non grata mua dhe familjen time, unë autorizova avokatin tim në Francë të ngrejë pa di për shpi fje. Javën që kaloi u dorëzua p adia pranë kësaj gjykate. P adia bazohet në precedentë të ngjashëm të mëparshëm dhe në parimin universal që për shp ifjen nuk ka imunitet. Unë i bëj thirrje Sekretarit Blinken që të dërgojë pranë gjy katës fakte, dokumente dhe prova që disponon kundër Sali Berishës dhe familjarëve të tij. Me këtë rast ju informoj edhe se sot, pas 77 vitesh jetë, kjo është hera e parë që i drejtohem një gj ykate dhe nuk kisha imagjinuar që do të ngreja padi ndaj Sekretarit të një vendi që e admiroj kaq shumë. Me këtë padi dua të mbroj dinjitetin tim, të familjes time dhe të gjthë shqiptarëve”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com