Bashkia e Korçës ka reaguar për ftesën e bërë ndaj këngëtarit serb Bregoviç.
Përmes një postimi në facebook, bashkia teksa ngre lart vlerat patriotike të Korçës shprehet se debati është një përpjekje e një skenari për të nxitur përpjekje, por pa thënë se nga kush.
Njoftimi i plotë i Bashkisë Korçë:
KORCA qe kendon DUA ME SHUME SHQIPERINE
Po afrohen ditët e Festës së Birrës në Korçë, ditët e gjallërisë, gëzimit dhe rekordit të vizitorëve që zgjedhin të shijojnë magjinë e Korçës dhe festën.
Ka 15 vite qe Festa e Birres tejmbush hotelet, baret, restorantet, rrugicat e bulevardet e Korçes duke u bere promotori i nje filozofie te tere zhvillimi per turizmin dhe ekonomine lokale qe nisi nga Korca e u hap me shpejtesi ne gjithe Shqiperine.
Njerezit ne kete feste i ben bashke muzika, deshira per ta festuar e gezuar jeten dhe magjia e Korces qe ben krenare vendasit e mahnit vizitoret nga brenda e jashte Shqiperise.
Korca i ka te gjitha!
Sharmin e nje qyteti europian, kulturen dhe mikpritjen e shkelqyer te banoreve te saj, historine, artin, muziken, kulinarine, ajrin e fresket edhe ne veren perve luese.
Ka edhe Festen e Birres dhe shume festa te tjera qe bejne bashke mijera korcare e vizitore per t’iu gezuar jetes, harmonise dhe mrekullise qe Korca fal.
Korcaret me te drejte jane krenare e te vetedijshem per ate qe Korca i ka dhene e vazhdon t’i jape Shqiperise.
Qe nga fjalet e himnit te flamurit, mesonjetoren e pare te shkronjave shqipe, Banden Vatra, Korin Lira, filantropet, patriotet dhe intelektualet e shquar qe edhe ne mergim punuan deri sa mbyllen syte per Korcen dhe Shqiperine.
Korca e shkelqimit te Rilindjes Kombetare, Korca e tri merise te lu ftes per atdhe, Korca e mikpritjes bujare e te pakursyer te vellezerve shqiptare te Kosoves gjate lu ftes, Korca qe ka kryekenge “Dua me shume Shqiperine”, Korca me banore nga minoritete, etni kulturore e fe te ndryshme, ne harmoni perfekte me njera-tjetren, ka qene e vazhdon te jete drita e patriotizmit, kultures, tolerances dhe modelit te shkelqyer te nje lokaliteti te civilizuar me vlera te rralla qe bejne krenar cdo korcar e shqiptar.
Perpjekjet e diteve te fundit per te dem tuar imazhin e Korces dhe korcareve jane thjesht pjese e nje skenari qe nxit perc arje e ko nflikt, per te trazuar ujerat e per te nx ehur gja krat me te pabera e te pathena.
Korcaret nuk jane te pandjeshem ndaj dhi mbjes e vu ajtjeve te medha te njerezve te gj akut e kombit te tyre! Perkundrazi!