Loading...

Rama konfirmon Ballën dhe Spiropalin në postet ekzistuese

Edhe në këtë mandat të tretë që nis në shtator, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali do vazhdojnë të jenë në po të njëjtat poste ku shërbyen mandatin e dytë.

Përkatësisht Balla do të mbajë sërish postin e kryetarit të grupit parlamentar të PS, ndërkohë që Spiropali do të vazhdojë të jetë ministre për Marrëdhëniet për Parlamentin.

“Dua të falenderoj kryetarin e grupit të PS dhe Ministren për marrëdhëniet me Parlamentin. Taulanti ka drejtuar grupin me këmbëngulje të spikatur dhe Elisa ka qenë e përkushtuar duke përfaqësuar qeverinë me aftësi në debate parlamentare.

Të dy kanë konfirmimin e tyre në detyrë në mandatin e tretë për ta çuar në një nivel tjetër performancën e PS-së në qeverisje”, tha Rama në takimin sot me grupin e vjetër dhe të ri parlamentar të Partisë Socialiste”.

Më tej Rama shtoi: “Nis puna për 2 fitore të tjera, zgjedhjet vendore të 2023 dhe ato parlamentare të 2025 . Populli do të ndajë të njomët nga të thatët. Mandati i tretë do të jetë më i vështiri, pasi do të rikonfirmohet PS-së 4 vite nga sot”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com