Nëpermjet një postimi në Facebook kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një lajm të mirë për ndjekësit etij.
Rama ka bërë me dije se numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë dy javët e para të gushtit janë 4.5% më shumë se në vitin 2019.
Teksa nxjerr një foto nga avioni, Kryeministri Rama thotë se nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë.
“Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik. Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë“, shkruan Rama.