Loading...

‘Qeveria jonë iu siguroka mirëqënie afganëve, por përz uri 400 mijë shqiptarë në 8 vite’

Avokatja dhe pedagogia e njohur, aktiviste e shoqërisë civile, Enida N. Bozheku, ka bërë një reagim për lajmin se qindra afganë do të strehohen në Shqipëri, diku mes Durrësit dhe Tiranës, se st rehimi dhe mirëqenia e tyre do të përballohet nga taksat tona:

“Shteti ynë pasu nar paska deklaruar se “iu garanton sigurinë dhe mirëqenien qindra afganëve”. Dakort, po sigurinë dhe mirëqenien e 400 mijë shqiptarëve të emigruar në këto 8 vite pushteti pse nuk ua siguruat?! Ndërkohë, lexohet mbi besën dhe mikpritjen e shqiptarit si leva emocionale, manipulim i pastër, për të na mbushur mendjen se kështu duhet.

Po ashtu bëhen krahasime mes eksodit tonë të 90′ dhe kombësave tanë shqiptarë të Kosovës. Ndoshta jemi ne pa empati, masa, por krahasimet janë totalisht pa asnjë bazë krahasimore.

E para, 90′ jonë ishte për bukën e g ojës, për liri, për atë ëndrrën e një jete më të mirë. Ku, në atë stadiumin e Barit, për 3 ditë mijra shqiptarë u lanë pa bu kë e ujë, në kushte eks treme pi sllëku, u mbyllën si miu në çark, ndërsa mijera u riatdhesuan. Greku me operacionet e tij fshesë me dhjetra herë na përzu si le cka. Por në vite koha ndryshoi, ekulibrat u rive ndosën.

Ne punuam, u integruam, fituam! Ne nuk ikëm se kishim kalla shin mbi kokë, ikëm se ishim të paaftë të ndërtonim vendin tonë, por po ne, me mijëra, në vite u rikthyem. Ek sodi ynë ishte ekonomik, jopolitik. Kishte ardhur demonkracia. Lu fta e Kosovës s’ka nevojë për fjalë.

Kosovarët janë pjesë e një gjuhe, kulture, fryme, mendësie, jemi një Komb. Mikpritja ndaj tyre ishte detyrim patriotik, përtej atij njerëzor. Kthehemi tek afganët. Po, ne kemi detyrim t’i mbajmë nëse do të kishte proporcion të drejtë shpërndarjeje me të gjitha shtetet e BE, Kanada, USA dhe deri Rusia.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Ndërkohë që austriaku i refuzon, turku po, azerbajxhani po, taxhikistani po, Pakistani po, Izraeli po e po, Arabia Saudite merr një numër minimal, Jordania ka pikëpyetje, po ne pse? Kë po marrim? Në ikëm nga ne si pasojë e va rfërisë ekstreme dhe di ktaturës 50-vjeçare. Ikëm për bukë, nuk ikëm nga një l uftë që na e hapën të tretët.

Pse e hapi Amerika lu ftën në Afganistan?! Për qëllime të lidhura me su lmet te rroriste të vitit 2001. 20 vite toleroi korr upsionin e “të zgjedhurve” të saj. Mbaroi punët e veta dhe tani, sa të lajë pak duart si Ponc Pilati, na thotë ne: merrini pak këtë elitën time të korr uptuar se nuk ia dola dot. Mbajini pak ju se unë s’merrem me “mb eturina”.

Imazhet e aeroportit të Kabulit flasin qartë, është një popull që tashmë është lënë në mëshirë të fatit nga kush i hapi gro pën, e tash po i shtin dheun!!

Nga këtu ne, shqiptarët, duhet të identifikohemi me mikpritjen. Dakort, por mikpritja do të dije: kush janë, Sa do të rrinë, ku do të rrinë, kush do t’i mbajë me bukë, çfarë do të bëjnë? Pyetjet klasike që iu mësohen gazetarëve në fakultet.

Pas kësaj, kur populli të mirëinformohet, pa dyshim do të ushtrojmë empatinë tonë. Ndërkohë, mirë është të dimë edhe ne çfarë marrim në këmbim nga USA për nderin që po i bëjmë?!

A ka rre zik për ha kmarrje nga talebanët ndaj vendit tonë të besës e mikëpritës?! Pasi të sqarohen këto gjëra, do ta hapim shpirtin tonë. Deri atëherë, të duash të ruash veten është mision mbijetese”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com