Mjaftojnë vetëm 35 sekonda pasi të keni konsumuar alkool, që ai të shkaktojë ndryshim të gjendjes emocionale dhe hu mbje të ekuilibrit.
Ja cilat janë disa nga pasojat e konsumimit të tepruar të alkoolit.
Nëse pini shumë alkool për një kohë të gjatë, ai mund të ndikojë në mënyrën se si duket dhe funksionon truri juaj, shkruan AgroWeb.
Qelizat e tij fillojnë të ndryshojnë dhe madje bëhen më të vogla. Pra, nëse konsumoni sasi të mëdha alkooli për një periudhë të gjatë kohore, truri juaj mund të zvogëlohet. Kjo do të ketë efekte të mëdha në aftësinë tuaj për të menduar, mësuar dhe mbajtur mend gjërat.
Duke qenë se alkooli përshpejton lëvizjen e ushqimit nëpër zorrë, me shumë mundësi ju do të përjetoni një irritim të zorrëve. Kjo është arsyeja pse konsumi i tepërt i alkoolit mund të çojë në diarre, gjë e cila mund të kthehet në një problem kronik nëse konsumoni alkool rregullisht.
Gjithashtu alkooli duke qenë se relakson muskujt në ezofag, mund t’ju shkaktojë ndjesi urthi. Mëlçia juaj përpunon pothuajse të gjithë alkoolin që ju konsumoni dhe gjatë këtij procesi, ajo trajton shumë toksina. Konsumi i tepërt i alkoolit, me kalimin e kohës, rrit sasinë e yndryrnave në këtë organ. Kjo kufizon rrjedhjën normale të gjakut dhe qelizat e mëlçisë nuk marrin atë që u nevojitet për të mbijetuar.
Kjo gjëndje çon në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, të tilla si Cirroza.
Pankreasi prodhon insulinë dhe enzima të tjera tretëse, që ndihmojnë zorrët të përpunojnë ushqimin. Al kooli mund ta dëmtojë këtë process duke lënë toksina në brendësi të pankreasit dhe në këtë mënyrë të shkaktojë inflamacion. Me kalimin e viteve, kjo mund të shkaktojë dë mtime serioze në pankras, i cili nuk do të jetë më në gjendje të prodhojë insulin, duke çuar kështu në diabet.
Ndodh që kur e tejkaloni masën e konsumit të alkoolit, mund të përjetoni pr obleme me ritmin e zemrës. Por kur abu zimi zgjat për një kohë të gjatë, atëherë ky shqe tësim mund të bëhet kronik.
Konsumi i tepërt i alk olit për vite me rradhë, mund të dobësojë muskujt e zemrës. Për këtë arsye zemra nuk mund të pompojë gjak në mënyrën e duhur, gjë e cila ndikon në çdo pjesë të trupit tuaj. Dobëson sistemin imunitar.
Alk ooli bën që trupi juaj të mos mund të prodhojë mjaftueshëm qeliza të bardha, të cilat duhen për të lu ftuar bakteret. Kjo është arsyeja që 24 orë pasi keni konsumuar alkool, të jeni më të rre zikuar ndaj sëmundjeve.