Spiro Pando, 51-vjeç, dhe Kristaq Beli, 66-vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia e Himarës.
Pas verifikimeve të bëra në terren u pa se këta dy persona kishin ndërtuar kate shtesë pa leje në objektet që kanë në pronësi në Dhërmi.
P olicia bën me dije se po vijon puna për gjetjen dhe arre stimin e tyre, ndërkohë që materialet përkatëse i kaluan Pr okurorisë së Rrethit Gj yqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i po licisë: Dhërmi, Himarë
Ndërtuan kate shtesë në kundërshtim me lejen e ndërtimit dhe projektin fillestar, shpallen në kë rkim 2 pronarë të dy objekteve në Dhërmi.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e P olicisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndë shkimin e ndë rtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Ko misariatit të Po licisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas që kishin ndërtuar dy objekte në Dhërmi kishin dalë jashtë projektit dhe lejes së ndërtimit pasi kishin ndërtuar kate shtesë, kanë ushtruar kontroll për verifikimin e dokumentacionit.
Si rezultat i verifikimit të dokumentacionit rezultoi se shtetasit S. P., 51 vjeç dhe K. B., 66 vjeç, në objektet në pornësi të tyrë kishin ndërtuar kate shtesë, në kundërshtim me lejet e ndërtimit.
Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim policor për veprën pe nale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit S. P., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe K. B., 66 vjeç, banues në Dhërmi.
Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë përgjegjësi për moskontrollin e zbatimit të projekteve fillestare të përcaktuara në lejet e ndërtimeve që këta shtetas kishin përfituar nga organet kompetente.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Pr okurorisë së Rrethit Gj yqësor Vlorë, për veprën p enale “Ndërtim i paligjshëm”.