Loading...

Moti, më në fund shi por sa do të zgjasi…

Vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë sjellin reshje shiu mbizotërojnë motin në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë duke filluar nga orët e para të ditës.
Ndërsa pas mesditës parashikohet që reshje të pakta të përfshijnë edhe zonat jugore e juglindore. Mbrëmja sjellë largim të vranësirave dhe përmirësim të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 12°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com