Loading...

Mesazhi i Albin Kurtit: ‘Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rr ezikuar’

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij rreth “Ballaknit të hapur” në tribunën “Kauzat shqiptare – para dhe pas Hasan Prishtinës”, organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Në fjalimin e tij, Kurti flet për punën e bashkëpunimit rajonal me shteteve të rajonit, duke theksuar se shqiptarët janë më të fortë vetëm kur lidhen fort me njëri-tjetrin dhe pastaj mund ta hapen me fqinjët pa u rre zikuar.

Kreu i qeverisë në Kosovë, nuk mori pjesë fizikisht në këtë aktivitet por mesazhi i tij është bërë publik nga zyra e shtypit të kryeministrisë.

“Mesazhi që dua të jap sot është ai i të qenit pranë njëri-tjetrit, me projekte të përbashkëta, me koordinim dhe me punë. Vetëm kur të lidhemi fort me njëri-tjetrin, do të mund të hapemi me fqinjët pa u rre zikuar”, thuhet në mesazh.

Kurti shprehet se asnjë politikan shqiptar nuk duhet të bashkëpunojë me krimin, ndërsa u shton se orientimi i shqiptarëve është perëndimi.

“Kahja jonë si shqiptarë është perëndimi, aleatët tanë janë SHBA dhe BE, aspirata jonë legjitime është barazia me popujt e tjerë të Ballkanit dhe bashkimi paqësor e demokratik kombëtar, e detyra jonë më emergjente është që të lu ftojmë korr upsionin dhe t’i hapim rrugën zhvillimit ekonomik. Rajoni fiton siguri dhe stabilitet afatgjatë vetëm nga dë nimi dhe izolimi i kri minelëve, dhe askush nga politikanët shqiptarë nuk duhet të bashkëpunojë me kr imin.”

Sipas tij, partnerët po ndihmojnë në lu ftën kundër ndikimeve negative ruso-kineze në rajon.

“Kohë të mira po vijnë për shqiptarët por edhe për fqinjët tanë, sepse partnerët tanë të mëdhenj janë më të vendosur se kurrë për të na ndihmuar në lu ftën tonë për drejtësi e demokraci, por edhe kundër ndikimeve negative ruso-kineze në qytetet e në shtetet tona, por edhe në rajon. Jam i sigurt se shqiptarët, në të gjitha shtetet ballkanike ku jetojmë e veprojmë, nuk do ta hu mbim këtë moment të rëndësishëm historik”, ka thënë Kurti.

Qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti vijnë në një kohë kur po diskutohet shumë rreth iniciativës për bashkëpunim rajonal të quajtur “Open Balkan” të iniciuar nga Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut.

Kosovo’s Prime Minister Albin Kurti speaks during a press conference in Pristina on February 26, 2020. (Photo by Armend NIMANI / AFP)
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com