Loading...

Luljeta Bozo: ‘Njerëzit kanë shumë dëshirë të merren me tha shetheme, mua më shtruan në Sanatorium, më bënë me Covid, sikur isha duke vd ekur’

Deputetja e zgjedhur e PS, e cila kryesoi listën e Tiranës në 25 prill ka komentuar dorëheqjen e mjekes Najada Çomo nga mandati i deputetes.

Duke folur për ‘Panorama’, Bozo e cilësoi një vendim personal për të cilin nuk mund të komentonte asgjë.

“Nuk e di, unë dje e mora vesh kur dëgjoja Kryeministrin te fliste në mbledhjen e qeverisë, por unë mendoj se dorëheqja është një vendim personal i gjithkujt. Duhet pyetur i zoti i punës, zonja Çomo për këtë vendim”, tha zonja Bozo.

Ndërkohë, ajo vetë tha se nuk ka ndërmend të japë dorëh eqjen nga mandati i deputetes.

“Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen nga mandati i deputetit. Njerëzit kanë shumë dëshirë të merren me th ashetheme, mua më shtruan në Sanatorium, më bënë me COVID19, sikur isha duke vde kur etj. Unë shyqyr që nuk kam ‘Facebook’ dhe nuk i marr vesh këto lajme dhe i marr vesh më vonë nga njerëzit dhe shq etësohem më pak. Por, kush nuk ka punë do merret me lla fe.

Por meqenëse më pyetët nëse do të jap dorëheqjen, po ju them se unë nuk kam ndërmend të jap dorëh eqjen hë për hë. Unë nuk kam filluar punën ende, si mund të jap dorëh eqjen?! Të filloj njëherë punën dhe pastaj shohim…”, tha zonja Bozo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com