Loading...

Kushtet e ku fizimit të afganëve që do vijnë në Shqipëri, nga shëtitjet, e deri tek daljet në kafe

Menjëherë pas zb arkimit në territorin e Shqipërisë, refugjatët politikë afganë do të merren në mbrojtje si dhe do të akomodohen në vendet e caktuara nga qeveria shqiptare, por sipas disa rregullave. Re fugjatët politikë afganë, pas akomodimit në qendrat e pritjes, mund të ndalohen nga autoritetet shqiptare që të shëtisin nëpër qytetet shqiptare, të dalin në rrugë, të fre kuentojnë lokale, restorante etj.

Neni 46 i ligjit të ri për azilin parashikon që autoritetet shqiptare mund të kufizojnë li rinë e lëvizjes së re fugjatit kur është e nevojshme për mbrojtjen e rendit publik, të sigurisë kombëtare dhe të shëndetit publik. Pra, nëse refugjatët afganë do të përbëjnë shq etësim për rendin dhe sigurinë në zonat ku do të strehohen, atyre do t’u ndalohet dalja jashtë qendrës së pritjes.

Li gji parashikon që refugjatëve mund t’u kufizohet lëvizja edhe për arsye të tjera, konkretisht kur lind nevoja për të verifikuar identitetin dhe shtetësinë e tyre, kur ekziston rr eziku i ikjes së tyre si dhe kur kanë nisur proc eduat për kthimin e tyre. L igji për azilin e miratuar në 1 shkurt të këtij viti, parashikon edhe masat e plota të kufizimit të lëvizjes nga re fugjatët politikë që pranohen në Shqipëri, përkohësisht apo me afat të pacaktuar.

Organet përgjegjëse për azilin, sipas rrethanave, mund të vendosin ndalimin e lëvizjes nga qendra e pritjes të një apo më shumë refugjatëve, ndalimin e lëvizjes në një zonë të caktuar, detyrimin për t’u paraqitur në polici në kohën e caktuar, dorëzimi i dokumenteve të udhëtimit ose akomodimin në qendrën e mbyllur për të huaj.

Qendra e mbyllur për të huaj është një lloj parab urgimi për individë të ndaluar për kalim të pali gjshëm kufiri si edhe për azilkërkues potencialë. Kjo strukturë është në varësi të Drejtorisë së Migracionit, pjesë e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të P olicisë së Shtetit.

Krahas kufizimeve të mundshme, refugjatët politikë afganë kanë edhe disa të drejta të garantuara me l igj. Deri kur të marrin një përgjigje përfundimtare për t’u pranuar apo jo si refugjatë politikë, ata kanë të drejtë që të qëndrojnë në Shqipëri, të përfitojnë kushtet minimale të jetesës, shërbim shëndetësor, ndihmë juridike, arsim për fëmijët, liri të mendimit të besimit fetar, punësim dhe trajnime profesionale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com