Po afron shtatori dhe natyrisht do kemi një qeveri të re pas zgjedhjeve të prillit. Sot Kryeministri Rama u bëri thirrje ministrave aktualë që të jenë në krye të detyrës deri në ditën që do të fillojë punën qeveria e re dhe të mos lënë asnjë ditë të shkoj kot.
Gjithashtu kryeministri i paralajmëroi ministrat aktualë se ata nuk mund të jenë të tillë në mandatin e ardhshëm, duke thënë figurativisht se partia ka nevojë dhe për një stol rez ervash që mund të bëjë energjizimin e ekipit në të ardhmen.
“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju do të vijoni të jeni në krye të detyrës, pa lënë asnjë ditë të shkojë kot. Fatmirësisht kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol. Kampionati 4-vjeçar që ka nisur të nesërme e ditës së zgjedhjeve, kërkon jo vetëm një formacion të mirë qeverisës, një kryesi të mirë të grupit parlamentar apo një kryesi aktive të vetë partisë, dhe një stol rezervash të gjatë siç i thonë në sportet kolektive, për të pasur në vijimësi energjizimin e skuadrës.”, deklaroi Rama.