Pas grupit të parë me 121 afganë, dy avionë pritet të mbërrijnë mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme përmes një njoftimi për mediat.
Avioni i parë nga Kabuli me qytetarë afganë pritet të mbërrijnë pak para mesnatës dhe më pas pritet dhe më pas avionic i dytë.
Pasagjerët do të priten në pistën e aeroportit të Rinasit nga Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.
“Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Me uljen në pistën e Rinasit do ju bëhen me dije detaje të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Kujtojmë se këtë të premte në vendin tonë mbërriti grupi i parë me 121 afganë të cilët aktualisht janë të akomoduar në “Prestige Resort” në Durrës.
Ky kontigjent pritet të sistemohet edhe në konvikte.