Një çift i ri nga Kosova kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri. Ata kanë marrë në Bashkinë e Rrogozhinës shtetësinë shqiptare, duke bërë dhe bet imin para kryebashkiakut.
Lajmin e ka dhënë vetë kryebashkiaku Edison Memolla, i cili shkruan se: “Kënaqësi tepër e madhe kur shqiptarët e Kosovës duan të identifikohen me pasaportën shqiptare”.
Postimi i plotë i kryebashkiakut:
“Kënaqësi tepër e madhe kur shqiptarët e Kosovës duan të identifikohen me pasaportën shqiptare. Ndjehem i lumtur që isha pjesë e be timit dhe dëshmitar i dëshirës tuaj për të qenë shtetas të kombit tonë. Do jeni gjithmonë të mirëpritur”, shkruan Memolla.Shqip