Loading...

Ballist Morina: Do i isha ZOTIT falënderues nësë të gjithë serbët do ishin si Goran Bregoviç dhe do kisha qenë shumë i disponuar për nji miqësi shqiptaro – serbe/ Mirë se vjen zotri Goran Bregoviç!

I famshëm si autori i ngritjes së dronit me flamurin e Shqipërisë Etnike në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, bëhet pjesë e de batit për pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në një koncert në Korçë.
Por ndyrshe nga sa mendojnë shumë, Morina i uron mirëseardhjen Bregoviçit, dhe thotë se nuk i rezulton që ai t’i ketë kënduar “Tigrave të Arkanit”.
Reagimi i Morinës:

Li dhur me pjesëmarrjen e këngëtarit Goran Bregoviç në festën e birrës së Korçës dhe strumentalizimit të panevojshëm të ktij rasti.

Nuk më rezulton askund qe ky njeri tu ketë kënduar të ashtuquajturve “Tigra t’arkanit” ,”çetnikëve” (ashtu si pretendohet) apo me këngët e tij dhe me ndikimin e tij të ketë nxitur urrejtje nga ana serbve kundrejt shqiptarve, përkundrazi në vitin 1983 si rrok-band “Bjele Dugme” ka realizuar nji këngë në gjuhë shqipe Rroka Mandolinën (Kosovska) dhe që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm.

Unë përsonalisht do i isha ZOTIT falënderues nësë të gjithë serbët do ishin si Goran Bregoviç dhe do kisha qenë shumë i disponuar për nji miqësi shqiptaro – serbe.
Përshtypja ime qëndron se ktu po çohet pluhur për nji diçka qe nuk përfaqson rr ezik, por për t’mbuluar nji diçka qe përfaqson shumë rr ezik, vendimet antikombtare te kryeministrit të vëndit dhe përçarja kombtare qe po shkakton me kto vendime, pra shkputje vëmendje nga ngjarje me peshë.

Shprehë kundershti kur shoh disa personalitete të estradës dhe grupime tifozësh jo vetëm që jane të ndikuar nga lajme të rreme por edhe kë rcënojnë me dh unë për pjesëmarrjen e këtij këngëtari ndërsa kur bëhët fjalë për gjëra reale nuk e shprehin asnji reagim.

Mirë se vjen zotri Goran Bregoviç!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com