Loading...

Vlorë/ Po licia kontroll për orën po licore, gj obit pronarin e picerisë dhe 5 klientë

Vlorë
Vijon puna për monitorimin e zbatimit të masave ku fizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Shërbimet e Ko misariatit të Po licisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, kanë konstatuar një subjekt (piceri) që qëndronte i hapur në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Nga shërbimet e Po licisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. L., si dhe 10 000 lekë për 5 klientë që u gjendën në këtë subjekt për mosrespektim të orës po licore.

Drejtoria Vendore e Po licisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com