Loading...

Urime Kosovë! Dy medalje të artë në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’

Urime Kosovë! Dy medalje të artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” në sportin e xhudos, nga dy “shqiponja”, dy çika “dardane” në sportin e xhudos. Flamuri i shtetit më të ri në Ballkan valëvitet lart e më lart në Japoni, duke i dhënë njohje të madhe ndërkombëtare përmes sportit Kosovës.

Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar vërtet historinë e sportit olimpik kosovar, pasi është e dyta brenda garimit në këto Lojëra Olimpike, që po mbahen në Tokyo.

Pasi siguroi medaljen olimpike në gjysmëfinale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierë; medaljen e artë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Xhudistja nga Kosova triumfoi në finale ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, çka sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike.

Kujtojmë se kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën, pas asaj të Distria Krasniqit qysh në ditën e parë të kompeticionit më të madh për sportistët në botë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com