Nëna e 26 vjeçares Garyfallia Psarakou, lëshon një thirrje të fortë për hu mbjen e të bijës e cila sipas p olicisë u mb yt nga i dashuri i saj 30 vjeçar Dhimitri Vergas.
Aleka Psarakou iu drejtua kështu nënave që rrisin djem: “Të gjitha nënat që rrisin djem, ti edukojnë ata që të bëhen djelmosha të mbarë dhe jo vr asës. Nuk besoj në kr im të një momenti të keq. Besoj se njerëzit ndahen në të kë qij me sjellje të tillë dhe në njerëz të mirë me sjellje normale”.
Kurse shtoi: “Kjo tr agjedi na zuri ne, mua, tim shoqi dhe tre fëmijëve të tjerë që kemi. Vajza ime nuk meritonte këtë fund”.
Aleka tregon se dinte pak për 30 vjeçarin që ishte lidhur me të bijën. Ajo tha se në ato pak raste që e kishte parë, kishte dalluar disa pjesë të karakterit të tij që nuk i pëlqenin. Por e bija këmbëngulte se ai ishte djalë i mirë dhe ajo ishte prirur ta besonte. /noa.al