Vajza e ambasadorit të Afganistanit në Pakistan Najib Alikhil u rrë mbye ditën e djeshme për disa orë. BBC shkruan se ajo u mor dhe u to rturua nga disa su lmues të panjohur.
Silsila Alikhil u mb ajt për disa orë, pasi u ka p në rrugës për në shtëpi në kryeqytetin pakistanez Islamabad. Ministria e jashtme e Afganistanit në një deklaratë tha se ajo ishte “to rturuar rë ndë” dhe se do të paraqiste një ankesë.
Zyrtarët pakistanezë thonë se 20-vjeçarja Silsila Alikhil, u su lmua nga disa persona, të cilët e hipën në një makinë dhe e to rturuan. Pas lirimit ajo u kurua në spital. Duke dë nuar “sul min çnje rëzor”, ambasadori, Najib Alikhil, tha se vajza e tij “ndihet më mirë tani”.
Ndërkohë që ministria e jashtme afgane shprehu “shqe tësimin e saj të thellë” dhe i kërkoi Pakistanit të garantojë sigurinë e diplomatëve dhe familjeve të tyre.