Loading...

Reagon Berisha ndaj deklaratës së Yuri Kim: Askush nuk më ndalon dot…

Pas deklaratës së ambasadores amerikane në Tiranë, ku kërkoi nga Lulzim Basha të përjashtojë dhe mos lejojë të hyjë në parlamentin e ri liderin historik të PD, Sali Berisha, ka reaguar ky i fundit me një njoftim për shtyp, ku shkruan:

“Sot ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, me nje deklarate f yese per cdo demokrat dhe shqiptar, duke iu permendur barin, ne dh unim fl agrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem. Lidhur me keto deklaroj sa vijon:

Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptar ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve.

Qe nga data 19 maj 2021 dhe deri sot, pas vendimit te Sekretarit Blinken, te bazuar ne lobimin korruptiv te Edi Rames dhe George Soros, armik i demokracise se shqiptareve dhe shpifjet e tyre, une i kam kerkuar dhe i kerkoj Sekretarit Blinken te publikoje çdo fakt, dokument apo prove qe ai ose kushdo tjeter mbi toke disponon per te faktuar ato qe ka shkruar ne vendimin e tij.

Por deri sot nuk eshte publikuar asnje prove, dokumet apo fakt, vetem e vetem se ato nuk ekzistojne. Per te gjitha keto une kam njoftuar se kam paditur Sekretarin Blinken per shpifje ne Gjykaten Korreksionale te Parisit.

Deri sot, Departamenti i Shtetit me zedhenesin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka te bazuar ne raporte te NGO lokale, rajonale dhe nderkombetare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion te qeverise shqiptare.

Domethene, vendimi i Sekretarit Blinken eshte bazuar ne raportet e armiqve te mi, NGO te kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave te kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete te Edvin Rames, te papublikuara kurre ne Shqiperi.

Duke shprehur bindjen se vendimi eshte nje abuzim i paster me ligjin e Kongresit te SHBA, perdorimin e tij si arme kunder kundershtareve politik te multimilardierit George Soros dhe mikut te tij te ngushte Edi Rama, une pavaresisht nga keto, perseri ftoj Sekretarin Blinken t’i beje te gjithçka publike.

Perveç ketyre, e ftoj Sekretarin e Shtetit te ndikoje tek Edi Rama qe te votojme ne parlament ligjin e vetingut te politikaneve. Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve.

Ne kete kontekst, shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fy erje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar, te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne dik tature apo nga ra ciste albanofobe.

Se fundi, nuk e di nese takimi i sotem i Zj. ambasadore Kim ka ndonje nxitje nga de noncimi im i marreveshjes se dy shimte. qe u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj. midis Kryetares se KLGJ, Llagami. dhe “Instutut East West”, qe sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico. Duke ju kerkuar mundesisht te beni transparente kete marreveshje, ju siguroj se sikunder deri sot do te deno ncoj çdo afere te dy shimte nga cilido dhe pa asnje hez itim.

Shqiptaret jane njerez te lire dhe me dinjitet, qe nuk meritojne bar, por transparence!”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com