Loading...

Plazhet e pastra, deti i kaltër, mirësjellja dhe çmimet e arsyeshme vijojnë te sjellin në Vlorë shumë pushues

Plazhet e pastra, deti i kaltër dhe çmimet e arsyeshme vijojnë te sjellin në Vlorë pushues të huaj.

Përgjatë vijës bregdetare dhe pikërisht në Lungomare 2 shihen turistë jo vetëm nga vendet fqinje të Ballkanit por edhe Europa. Ata në prononcimet e tyre për Top Channel tregojnë përshtypjet e para. Natasha dhe Ana kanë udhëtuar nga Beogradi për të pushuar në brigjet e jonit.

“Më pëlqen plazhi dhe është shumë bukur.,dhe shumë natyrshëm, pastër dhe njërëz mikëpritës”, shprehet Natasha nga Serbia.

“Më pëlqen këtu pasi uji është i mrekullueshëm dhe plazh i pastër”, thotë Ona nga Serbia.

Ndërsa Elisabeta ka ardhur nga Maqedonia e Veriut.
“Është e para herë dhe eksperienca e saj është pozitive, plazhi më pëlqen se bashkohet deti Jon, po ashtu njerëzit janë të sjellshëm dhe te dashur”.

Sikurse edhe vitet e shkuara në Vlorë nuk mungojnë edhe turistët çek.
“Është e para herë qe ndodhen në Shqipëri ,i pëlqen plazhi, deti por dhe folklori shqiptar”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com