‘Përfaqësim i shkëlqyer’, apo ‘një bravo e madhe’ kanë qenë fjalët e drejtuesve më të lartë për Briken Caljan i cili për 1 kg nuk mundi të marrë medalje në Lojërat Olimpike të Tokio 2020. Edhe pse 1 kg e ndau Briken Calën nga fitimi i një medalje olimpike në “Tokio 2020”, nuk kanë munguar vlerësimet nga shqiptarët për të.
Ky është rezultati më i mirë për Shqipërinë deri tani në këto Lojëra Olimpike.
Kreu i qeverisë shkruan në “Facebook” se Brikeni meriton një bravo të madhe për arritjen në Tokio.
“Edhe pse pa medalje për vetëm 1kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e katërt në Lojrat Olimpike të Tokios”, shkruan Rama.
Përfaqësim të shkëlqyer e ka konsideruar Kreu i Shtetit, Meta.
“Në vendin e katërt në botë, vetëm për 1 kg larg medaljes olimpike. Përfaqësim i shkëlqyer i Briken Caljas dhe një arritje dinjitoze për Shqipërinë!,” shkruan Presidenti.