Loading...

‘Nuk e sjell nusja dhe dhëndri COVID-in’/ Pronarët e restoranteve në pr otestë: ‘Të lejohen dasmat’

Pronarët e restoranteve, kryesisht ata të zonës së Kamzës, janë hedhur sot në pr otestë pasi kundërshtojnë orën policore dhe masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa pohojnë se po falimentojnë.

Ata ak uzojnë qeverinë se po diferencon bizneset, pasi në zonën e Kamzës nuk po lejohen që të bëhen ceremonitë martesore. Ata pohuan njëzëri se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë dhe jo të jenë të diferencuar sipas zonave

“Po licia e Shtetit ka detyra të tjera, jo të marrë shk opin dhe të vijë aty në biznesin tim. kam paguar taksa, kam harxhuar para. S’ka lidhje covid-i kështu. Po edhe kështu, ‘mbylle ti’, ‘hape ti’, ‘ai bën’, ‘t’i s’bën’. Ne duam një ligj. Pse të më shoh p olici mua me dy shim, kur unë i paguaj taksat.”, tha një prej pro testuesve. Ndërkohë një tjetër pohoi se nuk janë nusja dhe dhëndri ata që transmetojnë covid-in.

“Ne duam një zgjedhje konkrete. Njerëzit kanë2 shpërndarë ftesat për dasma. Ata kanë shpërndarë ftesat, si do të bëjmë tani? Ne duam një zgjidhje konkrete. Do kemi pr obleme me dasmorët që kanë zënë dasmat. O bëhen, o s’bëhen. Po u bënë për një, të bëhen për të gjithë. Po licia merr urdhër dhe vjen. Nuk lejon grumbullimet. Ndërkohë që restorantet tani janë plot apo kafet. Nuk japin nusja dhe dhëndri covid-in, vaksinën shumica e ka bërë.”, pohoi ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com