Loading...

Njihuni me historinë më romantike dhe të rrallë/ 28-vjeçarja fejohet me të bu rgosurin, i cili nuk mund të dalë nga qe lia deri në vitin 2032

Njihuni me historinë më romantike dhe të rrallë. Një vajzë 28-vjeçe nga Holanda është fejuar me një të b urgosur që kurrë nuk e ka takuar personalisht, thotë se do ta presë atë derisa t’i përfundojë d ënimi, më 2032.

E reja, Kelly Jacobs ka vendosur kontakte me të bu rgosurin James Dentel, i cili po e vuan dë nimin me 20 vite bu rgim në Oregon për su lm me ar më ndaj katër personave. Ai është prapa grilave nga viti 2019. Pas shumë letrave, shkresave elektronike e mesazheve, raporti i tyre u shndërrua në romancë.

Dentel ka bërë disa tatuazhe të së fejuarës, e cila jeton rreth 8.000 kilometra larg tij, në Holandë. Ai madje e ka gdhendur shkronjën K në unazë, ndërsa Kelly e ka gdhendur shkronjën e tij në unazën e vet. Ai i propozoi të dashurës përmes një video-lidhjeje dhe ata po planifikojnë që të martohen në b urg në tetorin e këtij viti, më shumë se një dekadë para lirimit të burrit nga b urgu.

Prindërit e saj ia kanë dhënë pëlqimin marrëdhënies së pazakontë dhe çifti po planifikon të jetojë bashkë e të krijojë familje me fëmijë, kur Dentel të lirohet nga bu rgu.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com