Nd ërron në moshën 61-vjecare, ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë së Shkodrës, Aziz Gruda. Shkak i kësaj vdekje të parakohshme ka qenë gjendja jo e mirë e ish-futbollistit, i cili vuante prej kohësh. Gruda ka qenë lojtar i Vllaznisë në vitet ’80. Ai luajti së bashku me vëllanë e tij, Bujar Gruda, e bënte pjesë në brezin e artë të futbollistëve të Vllaznisë.
Azizi është dalluar si një nga mesfushorët më të mirë të viteve ’80, por për arsye të ndryshme dhe për fatin e keq të tij, i është bashkuar shumë vonë Vllaznise, pikërisht në vitin 1988.
Luajti me kuqeblutë për kater vite, sepse në vjeshtën e vitit 1992 siç dihet, bashkë me disa lojtarë të tjerë shkodranë vendosen të mos ktheheshin më në Shqipëri pas asaj vizite në France, por u sistemuan në vende të ndryshme të Europës
Aziz Gruda ka dhe kontributin e tij në titullin kampion të Vllaznise në sezonin 1991-92 dhe mbahet mend nga të gjithë për talentin e tij në fushen e lojës teksa ka lënë gjurmë me aktivizimin e tij me këtë skuadër, për ato pak vite që e ka përfaqësuar atë.
Aziz Gruda ka lindur më 29 dhjetor 1960 në Shkodër në një familje sportive teksa edhe dy vellezerit e tij më të mëdhenj luanin futboll, pikërisht Selmani dhe Xhabiri, ndërkohë që pas tij te njejten rruge do te ndiqnin edhe dy vellezerit me te vegjel, Bujari dhe Shpetimi.