Loading...

Mjeku Tritan Kalo feston sot ditëlindjen, Kryeministri Rama i bën dhuratën e vecantë

Tritan Kalo ka qenë një nga mjekët kryesorë me kontribute të jashtëzakonshme gjatë pandemisë. Shpesh ai ka qenë edhe kritik. Por sot në krye të detyrës dhe në krah të pacientëve, Tritan Kalo, feston sot ditëlindjen. Këtë e ka zbuluar vetë mjeku i njohur përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Kalo ka ndarë me miqtë e tij dhe jo vetëm, disa fotografi ku zbulon edhe dhuratat që ka marrë me rastin e 66-vjetorit të lindjes. Nga fotot vihet re se ai ka marrë disa buqeta me lule nga kolegët. E gjithashtu nuk ka munguar as shishja e verës e dhuruar nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Bashkëngjitur me fotot, mjeku shkruan se edhe pse vitet po kalojnë, ai ndihet po aq energjik dhe i motivuar për të kontribuar në çdo sekondë të jetës së tij me punë.

“Kohë kovidiane….19.07.2021…..65 vite të jetuara me 40 vitet e pathosit të ushtrimit të profesioni fisnik të MANTELBARDHIT, janë shumë dhe pak njëkohësisht….. Krahas qindra e qindra urimesh për shëndet të plotë e vijimësi të kontributit tim në përkujdesjen ndaj të sëmurëve, mora edhe disa kujtime kuptimplote për këtë ditë të shënuar të jetës sime…..Sot në hapin e parë të vitit të 66 të jetës ndihem po aq energjik dhe i motivuar, për të kontribuar në çdo sekondë të jetës sime me Punë, Profesionalizëm dhe Përkushtim në ruajtjen dhe në cilësimin e jetës së të gjithë atyre që i mirëbesojnë njohurive dhe aftësive të mia….Together forever!!!!”, shkruan Kalo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com