Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë janë hedhur sërish në pr otestë sot duke kërkuar që të lirohen nga bu rgu kolegët e tyre të arre stuar për ko rrupsion.
Mjekët kanë dalë dhe me një kërkesë të re. Ata bëjnë thirrje që shqiptarët ti japin fund atij që ata e quajnë gj yq popullor që po u bëhet lidhur me dukuritë e kor rupsionit, mitmarrjes dhe ry shfetit, që nga këta mjekë shihen si bakshishe.
“Drejtësia po kalon cakun e të drejtave qytetare. Të mos bëhet gj yq popullor për mjekët. Të gjenden prova dhe pastaj të mbahen në b urg. Nuk jemi dakord për aktin e mitmarrjes”, deklaroi mjeku Gent Stroni në emër të kolegëve të tij.
Më herët dje, në ditën e parë të protestës, mjekët pranuan se marrin lekë nën dorë, pa përmendur shifrat që marrin. Për më tepër ata kanë theksuar publikisht se do të linin menjëherë punën nëse nuk do të merrnin më lekë nën dorë.
Sakaq ata kanë dalë dhe me një propozim. Mjekët sugjerojnë që lekët që atyre u jepen nën dorë, të dorëzohen në recepsionet e spitaleve dhe më pas tu jepen mjekëve(!)