Loading...

Mbrojtësi ynë i kombëtares bën hapin e madh, transferohet në këtë ekip…

Rayo Vallecano ka zyrtarizuar zëvendësuesin e Luis Advíncula për sezonin e ardhshëm. Ky është ish-lojtari i UD Almería, Ivan Balliu. Mediat iberike njoftojnë për një marrëveshje 2-vjeçare mes mbrojtësit tonë të kombëtares dhe klubit të La Liga-s.

29-vjeçari vjen si lojtar i lirë, pasi e ka përfunduar kontratën me ish-ekipin andaluzian, ku ka qëndruar për dy sezonet e fundit. Ai ka luajtur gjithsej 67 ndeshje si “rojiblanco”, duke shënuar një gol. Rayo ka fituar betejën me Valencia për të nënshkruar me futbollistin në fjalë, të rritur në akademinë e barcelonës, që ka luajtur edhe me ekipin B të katalanasve.
Ardhja e lojtarit të kombëtares shqiptare i jep një mesazh Advíncula, të cilin Rayo Vallecano dëshiron ta shesë te Boca Juniors. Me ardhjen e Balliut bëhen tre mbrojtës të djathtë në skuadrën madrilene. Futbollisti i lindur në Caldes de Malavella (Girona) u largua nga skuadra katalanase në verën e vitit 2013, duke nënshkruar me portugezët e Arouca.

Pas dy sezonesh atje, firmosi më vonë për francezët e Metz. Pikërisht në Francë arriti stabilitetin e tij më të madh. Ai kaloi katër vite te Metz dhe siguroi ngjitjen në Ligue 1. Dy sezone më parë u kthye në Spanjë për të luajtur për Almería. Ai ka luajtur dy ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë, pasi u thirr në vitin 2015 nga trajneri Christian Panucci.

Albania’s Ivan Balliu (C) vies with Turkey’s Merih Demiral (R) in front of Turkey’s goalkeeper Mert Gunok during the Euro 2020 Group H qualification football match between Albania and Turkey at the Loro Borici Stadium in Shkodra on March 22, 2019. (Photo by Gent SHKULLAKU / AFP) (Photo credit should read GENT SHKULLAKU/AFP via Getty Images)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com