Loading...

Letra e kampionëve të botës së Italisë ’82 për italianët që luajnë finalen e ‘Euro 2020’

Mbrëmjen e sotme luhet finalja e “Euro 2020”, ku përballen Anglia dhe Italia.

Pas mesazheve të mbretëreshës së Anglisë, Elisabet dhe kryeministrit Johnson, ka ardhur edhe reagimi nga Italia nëpërmjet ish-lojtarëve, kampionëve të Botës të vitit 1982.

Motivimi erdhi pikërisht nga kampionët e botës të vitit 1982, që për koicidencë, triumfuan më 11 korrik.

Nga Dino Xof, te Barezi, Kolovati kjo letër ka emocionuar vërtetë të gjithë lojtarët aktual të Italisë.

“Të kaltër! Javët e fundit kemi parë tek ju shumë, shumë prej nesh dhe të historisë sonë, sportive dhe njerëzore. Në guximin tuaj, në pasionin tuaj, në ndjenjën tuaj të përkatësisë, në vrullin tuaj përpara pas një periudhe të vështirë, ne e kemi gjetur veten.

Historitë e mira nuk harrohen kurrë sepse nuk mbarojnë kurrë; ato bëhen emocione që mbeten me kalimin e kohës, kujtime që forcohen, duke kaluar nga zemra në zemër, nga kujtesa në kujtesë.

Do të jetë e njëjta gjë për ju. Çfarëdo që të ndodhë.

Faleminderit që na bëtë t’i rijetojmë të gjitha këto, që na bëtë të ndjehemi edhe një herë të rinj dhe të patrembur dhe që treguat se brenda çdo italiani ekziston një forcë e thellë, e madhe dhe shpesh e paparashikueshme, e cila shpërthen në momente të vështira dhe e bën të mundur.

Gjithmonë guxoni, ëndërroni për të ardhmen që mund të ndërtoni.

Dhe tani shkoni në Londër, zbrisni në atë fushë dhe jepni gjithçka siç keni dhënë gjithmonë … historitë e mira nuk mbarojnë kurrë!”

Dino Xof, Franko Barezi, Bepe Bergomi, Antonio Kabrini, Fulvio Kolovati, Klaudio Xhentile, Lele Oriali, Marko Tardeli, Franko Kauzio, Çiço Graciani, Alesandro Altobeli, Daniele Masaro” – shkruanin kampionët italianë të 1992.

“Euro2020” rezervon një finale fantastike, unike në kuptimin e plotë të fjalës, kjo pasi Angli-Itali nuk janë përballur kurrë më parë ndërmjet tyre në një nivel kaq të lartë, në asnjë kompeticion të rëndësishëm.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com