Shqiptarët që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testit PCR negativ të 48 orëve të fundit.
Lajmi bëhet i ditur nga Aeroporti “Nënë Tereza”.
Në njoftimin e TIA-s thuhet:
“ Të gjithë pasagjerët shqiptarë që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testin PCR negativ të 48 orëve të fundit”.
Shumë vende të BE-së prej fillimit të muajit korrik kanë liruar masat për shqiptarët, ndërsa në vendin tonë mund të hyjë kushdo pa asnjë kusht.