Altenburg, Rheinland-Pfalz, Gjermani. Shefik Hyseni (46 vjeç) nuk e dinte me orë të tëra nëse i kishte hu mbur vajzat e tij në përmb ytjet e vde kjes apo jo! Babai shqiptar i familjes kishte fri kë për jetën e Laureta (13 vjeçe) dhe Altuna (17 vjeçe).
Makthi i madh, pasi kishte humbur kontaktet me to, ishte nëse kishin qenë në gjendje të siguroheshin në kohë apo ishin bërë vik tima të përmby tjeve kata strofike në Gjermaninë Perëndimore.
Hyseni, duke folur për “BILD”, dha lajmin e mirë, pas shumë orësh dramatike për të dhe familjen: “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më thirrën dhe thanë se uji ishte tashmë në katin e parë. Vrapova menjëherë për në shtëpi. Kur arrita, uji ishte tashmë kudo, kishte mbuluar gjithçka. Për herë të fundit fola me të dyja vajzat rreth orës 21:00. Pastaj, lidhja qe e pamundur”.
Krejt i dë shpëruar, babai shqiptar priti tërë natën mbi një urë, nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij. Të enjten në mbrëmje mbërriti lajmi çlirues: Fëmijët e tij u shpëtuan nga shtëpia e përmb ytur me helikopter. Hyseni shtoi: “Ne vetëm kemi qarë për fatin e dy vajzave. Tani duhet të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia”.