Loading...

Ky është 101-vjeçari, tifozi unik që përjetoi të gjitha triumfet e kombëtares italiane

Zoti Francesco është një Italian 101-vjeçar. E veçanta e këtij personi është se përjetoi të gjitha triumfet e kombëtares axurre. Ai shijoi në këtë moshë mjaft të thyer, mbi një shekull, edhe fitoren e Kampionatit Europian. Si një 14-vjeçar, Francesco festoi titullin e parë botëror, që Italia fitoi para luftës, më 1934, në atë kompeticion të mbajtur në Meksikë. Axurrët e mbrojtën këtë titull menjëherë, pasi fituan në “Francë 1938”.

Ndër këto suksese, Italia gjithashtu doli të ishte më e mira në Lojërat Olimpike 1936. Sidoqoftë, atij iu desh të presë për suksese të mëtejshme të kombëtares italiane. Më 1968, Francesco e shijoi për herë të parë titullin e kampionit të Europës, të fituar në shtëpi. Atëherë ishte 48 vjeç. Pastaj, si 62-vjeçar, festoi titullin e tretë botëror (1982, Kupa e Botës në Spanjë) dhe të katërtin si 86-vjeçar (2006, Kupa e Botës në Gjermani).
Në këtë cikël të plotë të jetës së tij, 101 vjeçari provoi edhe titullin e dytë të kampionit të Europës, fituar nga Italia të dielën e kaluar. Francesco e festoi atë si gjithë tifozët e tjerë italianë, duke mbajtur në dorë një flamur Italian dhe në kokë një kapele me tregjyrëshin kombëtar.

Pikëtakimet e tij me trofetë e kombëtares italiane: 14-vjeçar në vitin 1934: Botërori i parë 18-vjeçar në vitin 1938: Botërori i dytë 48-vjeçar në vitin 1968: Titulli i parë në Europian 62-vjeçar në vitin 1982: Botërori i tretë 86-vjeçar në vitin 2006: Botërori i katërt 101-vjeçar në vitin 2021: Titulli i dytë në Europian

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com