KUJDES. KY LAJM PËRMBAN TË DHËNA SE NSITIVE
Një krim i tmerrshëm u zbulua në një shtëpi në qytetin Tarascon në Francë, ku policia gjeti trupin e një 13-vjeçari në një çantë, të copëtuar dhe gjysmë të ngrënë.
Sipas policisë lokale, fëmija ishte zhdukur dy ditë më parë nga një qendër kujdesi në Marsejë.
Një kalimtar që pa çantën e dyshimtë, informoi policinë të Dielën dhe aty doli se kishte gjymtyrë njerëzore në të, tha sot policia franceze, raporton noa.al duke cituar të përditshmen Liberation.
Në banesën afër vendit ku u gjet çanta, u panë sende të ndryshme për ceremoni sat aniste.
Policia nisi një hetim që çoi në gjurmët e një 30-vjeçari i cili kishte një histori të problemeve psikiatrike dhe sjelljeve të dhunshme në të kaluarën.
I riu ka kryer antropofagi apo kanibalizëm duke këputur kokën e të miturit dhe më pas e ka ngrënë atë pjesë-pjesë.
Sipas Liberation, 30-vjeçari u përpoq të arratisej nga çatia e shtëpisë, por policia e vuri re dhe e qëlloi duke i marrë jetën./noa.al