“Disa zgjedhje janë të vështira, por ato janë pjesë e rritjes së një burri”. Kështu fillon postimi i lamtumirës nga Milani, shkruar nga Gianluigi Donnarumma dhe botuar në Instagramin e tij personal. “Arrita në Milano kur isha pak më shumë se fëmijë, për 8 vite e vesha këtë fanellë (kuqezi) me krenari. Ne lu ftuam, vu ajtëm, fituam, qa më, u gëzuam së bashku me shokët e skuadrës, trajnerët e mi, me të gjithë ata që janë pjesë e klubit, së bashku me tifozët tanë, pjesë integrale e asaj që ka qenë një familje për shumë vite”, – vazhdon portieri i kombëtares italiane, i cili do të nënshkruajë me PSG sot.
Ja mesazhi i plotë i portierit që debutoi 16 vjeç me fanellën kuqezi, ndërsa fitoi Kampionatin Europian me axyrrët, vetëm 22 vjeç:
“Disa zgjedhje janë të vështira, por ato janë pjesë e rritjes së një burri. Kam arritur në Milano kur isha pak më shumë se një fëmijë, për tetë vjet e mbajta këtë fanellë me krenari, lu ftova, vu ajta, fitova, q ava, u gëzova, së bashku me shokët e mi të skuadrës, trajnerët e mi, të gjithë ata që kanë qenë dhe janë pjesë e klubit, së bashku me tifozët tanë, që janë pjesë integrale e asaj që ka qenë një familje për shumë vite.
Gjithashtu arrita objektiva të rëndësishëm personalë, të tilla si de butimi im në moshën 16 vjeç në Serie A. Kam jetuar vite të jashtëzakonshme, që kurrë nuk do t’i harroj. Tani ka ardhur koha për të thënë lamtumirë, një zgjedhje që nuk ishte e lehtë, me të vërtetë, dhe sigurisht që nuk mjafton një postim për ta shpjeguar atë, ose ndoshta as nuk mund të shpjegohet, sepse ndjenjat më të thella vështirë se mund të përkthehen me fjalë.
Ajo që mund të them është se ndonjëherë është e drejtë të zgjedhësh të ndryshosh, të përballesh me sfida të ndryshme, të rritesh, të plotësohesh. Të gjithë kuqezinjtë që takova, nga dita e parë deri në të fundit, do të mbeten gjithmonë në zemrën time si një pjesë e rëndësishme, vërtet themelore e rrugës së jetës, që më bëri ky që jam. I uroj Milanit të gjitha sukseset e mundshme. E uroj me gjithë zemrën time, për afeksionin që më lidh me këto ngjyra, një ndjenjë që distanca dhe koha nuk mund ta fshijnë”.