Loading...

Edi Rama ultimatum Forcave ‘Shqiponja’ dhe ato të Patrullës së Përgjithshme

Kryeministri Edi Rama në takim me drejtuesit e rinj të P olicisë së Shtetit. Në fillim të fjalës së tij, Rama paralajmëroi lëvizje të tjera në Po licinë e Shtetit, teksa tha se do të ketë lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e Pol icisë së Shtetit, deri në nivelin e komi sariateve.

Rama iu drejtua krerëve të rinj të policisë vendore, duke iu kërkuar të jenë sa më të kujdesshëm në komunikim me qytetarët, pasi sipas tij, ky është prioriteti i prioriteteve. Rama kritikoi Forcat “Shqiponja” dhe ato të Patrullës së Përgjithshme, pasi sipas tij, shpesh e kapërcejnë rolin e tyre në raport me qytetarët.

“Do kemi lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e Pol icisë së Shtetit, deri në nivelin e ko misariateve, të vlejnë për një rienergjizim të domosdoshëm në një fazë të re, ku hyn reformimi dhe transformimi i mëtejshëm i Policisë së Shtetit.

Pa diskutim që Po licia e Shtetit sot ka jo pak arsye për të qenë krenare lidhur me punën e saj, por nga ana tjetër, pikërisht pse Po licia e Shtetit ka dhënë provën se në këtë vend mund të ketë një Po lici Shtetit të standardeve evropiane, edhe pritshmëria, edhe pakënaqësia e qytetarëve, është në një nivel domethënës.

Pakënaqësia shkon bashkë me pritshmërinë. Dua ta nis këtë renditje të probl ematikave pikërisht nga raporti i po licisë së Shtetit me qytetarët, që është “A” dhe “Zh” e jetës së përditshme të Po licisë së Shtetit. Është e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët, sidomos nga ana e forcave “Shqiponja” dhe Patrulla e Përgjithshme, të cilat shpesh e kap ërcejnë edhe vetë rolin e tyre, të shënohen si raste të rritura. Rritja e rasteve të mungesës së etikës në komunikimin me qytetarët është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe nivelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të po licisë, që janë në kontaktin e vazhdueshëm me ha llet, nevojat dhe ankesat e qytetarit,” tha Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com