Loading...

Dritan Abazoviç jep lajmin e mirë për shqiptarët

Dritan Abazoviç që bëri histori duke u zgjedhur shqiptari i parë si zëvendës kryeministër në Malin e Zi, zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Tiranë ku u takua me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-se Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin Top Talk, Dritan Abazovic tregoi projektet e diskutuara me kryeministrin Edi Rama.

“Rikonstruksion të hekurudhës, pika dalëse e autostradës së gjelbër dhe ndërtimi i një ure për të lidh Velipojen me Ulqinin”, tha Abazovic.

Zëvendës kryeministri Abazovic premtoi heqjen e kartonit jeshil me vlerë 15 euro për qytetarët shqiptarë që shkojnë në Malin e Zi.

“Ne hoqëm me Kosovën ka për të ndodh edhe me Shqipërinë”.

Ndryshe nga qeveria e mëparshme e Gjukanovic që nuk ishte një mbështetëse e fortë e Shengenit Ballkanit, Dritan Abazoviç e përkrah pa rezerva.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com