Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel u diskutua në lidhje me arr estimin e dy mjekëve, Serdi Memini dhe Ervin Sulaj. Që të dy aku zohen për korr upsion, pasi dy shohet se kanë marrë ry shfet për operacionin e 17-vjeçarit, Elmidin Dyli, që u pl agos në mas akrën e Velipojës.
Në një lidhje “Skype” nga Gjermania ishte mjekja, Aurora Dollemberg, e cila u shpreh se ishte kundër arr estimit të dy mjekëve në Shqipëri. Duke bërë krahasimin me Gjermaninë, aty ku ajo ushtron profesionin e saj, u shpreh se atje nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.
“Nuk ka asnjë lloj vendi që të vendosin që një mjek të arr estohet pa u vërtetuar telefonatat. Në Gjermani apo në vendet e tjera evropiane, duhet të kesh vr arë një pacient, duhet të vërtetohet se e ke vr arë me vetëdije që të arr estohet. Nuk arrij të kuptoj se vetëm me të dhëna telefonike, në Shqipëri arr estohen dy mjekë”, tha mjekja e njohur.
Gjithashtu ajo tregoi edhe arsyen se pse është larguar nga Shqipëria, aty ku i kërkuan para për një vend pune.
“Një individ nuk mund të ndryshojë sistemin, të detyron të bëhesh si ato ose të largohesh. E ndershmja e departamentit i bije që të jesh edhe sp iune. Kam tentuar që të punoj në Shqipëri dhe më kanë kërkuar lek. E prandaj vendosa që të largohesha. Pacientja ta fut në përparëse atë 2 mij lekësh, dhe doktori nuk thotë jo duke qenë se punojnë 24 orë dhe kanë një rrogë të ulët”, tha Dollemberg.
Më pas kjo e fundit shtoi se tani ajo ka një klinikë private në Gjermani, por ka punuar edhe 8 vjet në privat.
“Edhe në Gjermani bëjnë dhurata të tipit një tufë lule, ndonjë çokollatë apo ndonjë çantë dhe varëse. Pranohen. Pacienti të thotë faleminderit, ne e kemi për krenari kur na japin lule apo çokollata në sy të kolegëve”, rrëfeu mjekja.
Kjo e fundit gjithashtu tregoi se mjekët në Gjermani nuk janë më të paguarit, e si pasojë as gjermanët nuk e preferojnë si profesion.
“Rroga bruto edhe më fillestari që nuk ka eksperiencë, e ka nga 4800 deri në 6000 euro. Kjo është një pagesë mesatare dhe varet nga eksperienca. Por rrogën më të lartë e kanë avokatët dhe biznesmenët, dhe gjermanët nuk e preferojnë mjekësinë për pagat mesatare”, përfundoi Dollemberg.