Loading...

Danimarka gjysmëfinalistja e tretë e Kampionatit Europian, mposhtë Çekinë me rezultatin 2-1

Danimarka është gjysmëfinalistja e tretë e Kampionatit Europian, pasi arriti të mposhtë Çekinë me rezultatin 2-1.

Një ndeshje e luftuar deri në fund ajo e luajtur në Baku të azerbajxhanit, me danezët që shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të Delaney në minutën e 5-të dhe Dolberg në minutën e 42.

Rezultatin për çekët e ngushtoi Schick, i cili arriti në kuotën e 5 golave në këtë Europian, duke bara zuar Cristiano Ronaldon, por goli i tij nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Tashmë Danimarka do të presë ndeshjen Ukrainë – Angli për të kuptuar kundërshtarin në gjysmefinale, por tifozët janë besimplotë se mund të përsëritet suksesi i vitit 1992, kur danezët arritën të fitojnë Kampionatin Europian. Edhe atëherë në portë ishte një Schmeichel, ndoshta, historia përsëritet.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com