Lajm tron ditës nga qyteti i Durrësit. Një 29-vjeçare ka ndë rruar jetë dje paradite, ndërsa ishte duke pirë ujë, 5 ditë pasi ka sjellë në jetë foshnjen e saj, raporton gazetarja Klodjana Haxhiaj.
Familjarët e Ardita Muçës kanë bërë den oncim në Polici dhe drejtojnë gishtin nga mjekët. Ata pretendojnë se ata nuk kanë treguar kujdes ndaj vajzës së tyre gjatë procesit të lindjes, ndërsa presin rezultatet e mjekësisë ligjore.
E reja lindi me operacion cezarian në datë 30 Qershor në spitalin e Durrësit dhe pas katër ditësh ka dalë nga spitali. Dje, pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë u kë put e ra ne dysheme. Ndihmën e parë ja dha bashkëshorti, i cili e solli në jetë. Ambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bëri proc edurën, por kërkuam që të vijë një mjek, pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku”, tregojnë të afërmit, raporton News24.
Më tej, ata sqarojnë se bo mbola e oksigjenit kishte mbaruar, ndërsa e reja në urgjencë kishte mbërritur me rrahje zemre, por mjekët ju kanë thënë se truri nuk funksionon pa oksigjen. “E keni sjellë vonë, na thanë mjekët”, tregojnë më tej të afërmit e të nd jerës.
Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i vd ekjes së të resë nga Durrësi, por mbeten për t’u zbardhur në vijim det aje të reja lidhur me ngjarjen e rë ndë./newsbo mb