Ndonëse e ka kapluar dhi mbja për mb ytjen e vajzës, Naim Lani megjithatë është ende në gjendje të thotë dy fjalë për median Babai i 13-vjeçares, e cila u mb yt në lumin Buna në Shkodër ka treguar se vajza e tij, bashkë me dy fëmijët e tjerë kishin shkuar për t’u larë.
Ai nuk di ta sqaroj saktësisht atë se çfarë ka ndodhur, por thotë se e mitura nuk dinte not.
Sipas tij, fëmijët nuk shkonin shpesh në atë zonë, ndërsa shprehet se së bashku me ta ishte edhe një person tjetër.
“Vajza ka ardhur per t’u lare në lumin Buna. Bashkë me të ka qenë edhe vajza tjetër 12 vjeçe dhe djali më i vogel. Ata i kanë thënë bashkëshortes se gjoja po shkojmë tek halla që kanë në Oblikë por në fakt kanë ardhur për t’u larë në lume pa e ditur. Vajza nuk ka ditur mire not dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjale dhe i sho kuar nga kjo ngjarje. Bashkë me tre fëmijet e mi ka qenë edhe një person tjetër më i rritur që është komshi i joni. Fëmijët nuk vinin shpesh këtu në lume. Nuk di ç’të them më shumë pasi jam pa fjalë nga ngjarja e rë ndë”- shprehet ai.
Ndërkohë polumbarët kanë nisur kër kimet për gjetjen e trupit të saj. Ata po vijojnë k ërkimet rreth zonës ku ndodhi ngjarja si dhe gjatë rrje dhës së këtij lumi.
Ngjarja e rë ndë ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Oblikë të Njësisë Administrative Ana e Malit.
E mitura me inicialet Z.L, ishte duke u larë në lumë me familjarët e saj.