Loading...

Zbulohet plani i Lulzim Bashës për të ardhur në pushtet brenda një viti, përmes…

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar në takimet e së martës me demokratët, planin e tij për të ardhur në pushtet brenda një viti, përmes zgjedhjeve të parakohshme.

Basha ishte në Lushnjë, Divjakë dhe Patos ku bëri deklaratën dhe shpjegoi skemën që ai ka përgatitur, duke pranuar se kjo është e njëjta me atë që ndodhi në vitet 1991-1992.

Lideri opozitar pohoi se as ai dhe as demokratët nuk mund të presin vitin 2025 kur mbaron mandati de jure i Edi Ramës.

Nga Lushnja, Bash tha se do të përdorin çdo instrument për të kthyer demokracinë dhe zgjedhjet e ndershme. Ashtu si në takimet para zgjedhjeve, edhe të martën ai i mëshoi historisë duke vënë në dukje se çfarë ndodhi në 1991.

“Dikujt prej jush mund t’i kujtohet në takimet e tjera ku kam paralajmëruar dhe u jam drejtuar qytetarëve për këtë rre zik dhe sot përsëri njësoj si në vitin 1991 zgjedhje bëhen, por zgjidhje nuk ka. Pra nuk ka zgjidhje përmes zgjedhjeve, ashtu siç ndodhi në ’91-shin. Sikundër themeluesit dhe qëndrestarët këtu mes jush e dinë që ’91-i ishte sipari i ’92-shit”.

Basha tha se “askush nuk duhet të dëgjojë mendjelehtët dhe shpirt-turb ulluarit deri në 2025 sepse as demokracia e as Shqipëria nuk mund të presin deri në 2025-ën për një arsye të thjeshtë që e dimë të gjithë. Ju e dini që njësoj si në 1991-shin themeluesit mes jush, qëndrestarët mes jush jemi një moment ku ka zgjedhje por nuk ka zgjidhje dhe këtë e dimë ne dhe këtë e di edhe kundërshtari. Kjo është arsyeja që nuk i qesh buza sepse e di që me 25 prill ai ka vj edhur shpresën shqiptarëve, ka tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve për ndryshim”.

Por si do ti provokojë Basha zgjedhjet e parakohshme? Ai e ka një shpjegim: “Në radhë të parë do të refuzojmë me përb uzje dy prej manovrave të Edi Ramës për t’i dhënë oksigjen ku fomës politike të mandatit të tretë që është një foshnje e lindur e vdekur, përç arjen që po fut Rama me disa emra në PD dhe ofertat për bashkëpunim.

Pasi pohoi se disa emra në PD kanë rënë vi ktima të Ramës, Basha tha se nuk do të ketë më kurrë bashkëpunim me kreun aktual socialist: “Dora e shtrirë për bashkëpunim pasi ke vj edhur zgjedhjet, do të thotë të bëhesh ortak në vje dhje. Pretendimet për reformë zgjedhore pasi ke vj edhur zgj edhjet, tregojnë jo thjesht t merr dhe a nkth, po dhe analfab etizmin politik të atyre që i kemi përballë. Modeli ynë ka triumfuar”, tha Basha.

Me këtë skemë që Basha zbardhi nga qarku Fier, synohet që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale e po ashtu të zgjedhë edhe Presidentin e ri. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com