Skuadra e Vllaznisë fiton Kupën e Shqipërisë.
Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme kundër Skënderbeut, në Tiranë përfundoi me rezultatin minimal, 1-0.
Një gol i shënuar nga braziliani da Silva në minutën e 39 të takimit vulosi fatin e finales.
Shkodranët zhvilluan një ndeshje të mirë dhe racionale përballë Skënderbeut, duke rre zikuar shpeshherë portën kundërshtare dhe duke neutralizuar me sukses su lmet e rivalëve.
Kjo është kupa e shtatë që fiton Vllaznia në historinë e saj, ndërsa të fundit e kishte marrë më 2008.