Loading...

Veprimi emocionues i studentes, bën fotot e diplomimit në fushën ku punonin prindërit

Një studente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka emocionuar jo pak njerëz nga e mbarë botë për shkak të veprimit të saj tejet domethënës.

Ajo ka vendosur që të nderojë prindërit e saj duke i realizuar fotot e diplomimit në një fushë ku ata punojnë.

Vajza e quajtur Jennifer Rocha, u diplomua në Univeristetin e Kalifornisë në San Diego.

Fotografitë u realizuan në atë fushë ku ata punuan prej vitesh në mënyrë që të kishin mundësi që të paguanin për arsimin e vajzës.

Fotot u publikuan në llogarinë në Facebook të universitetit ku studioi Rocha dhe prej atëherë janë bërë virale.

“Unë doja t’i bëja ato fotografi atje, sepse kjo ishte ajo që më bëri të shkoj në universitet“, tha Rocha për “Good Morning America”.

“Ky ishte mësimi i babait tim për të thënë, nëse nuk ndjek një arsim të lartë, do të punosh këtu pjesën tjetër të jetës tënde. Babai im gjithmonë na thoshte se ëndrra e tij ishte që ne të merrnim një diplomë kolegji”, tha Rocha./noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com