Loading...

Ushqimet që vonojnë plakjen tek femrat dhe meshkujt

Që në të tridhjetat më së paku, njerëzit, sidomos femrat, nisin të shqetësohen për dukurinë e plakjes. E vërteta është se ajo vonon me disa vite deri dhe dekadë, nëse kujdesemi për trupin tonë, sidomos në aspektin e ushqimit, raporton noa.al.

Masat kryesore për të parandaluar plakjen nisin nga tavolina, pasi nëpërmjet ushqimit mund të mbahet një lëkurë elastike, linja shprehie natyrale si dhe zbehen në mënyrë të ndjeshme shenjat e ikjes së viteve.

Ndaj për të mbetur gjatë të freskët, duhen përzgjedhur ushqimet e duhura, të pasura me antioksidantë, me proteina, për të ndihmuar muskujt, kockat dhe lëkurën, si dhe produkte që përmbajnë Omega 3, të rëndësishme për të forcuar shëndetin mendor, shumë i lidhur edhe ky me plakjen.

Duke hyrë në mënyrë specifike më poshtë gjeni disa ushqime specifike kundër pleqërisë.

-Avokado, vaj ulliri, sardele, peshk ton dhe salmon

Acidet yndyrore të cilat gjenden në këto ushqime si Omega 3, përveçse parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare, parandalojnë edhe plakjen e lëkurës duke ruajtur freskinë e saj.

-Fruta pylli, pjepër, speca, domate dhe sallatë jeshile

Këto ushqime përmbajnë elementë antioksidantë për të mbrojtur membranat e qelizave, si dhe përmbajnë vitaminë C, për të mbajtur aktiv kolagjenin.

-Pula, gjeli i detit dhe kungulli

Janë të pasur me proteina dhe aminoacide, tejet të rëndësishme.

-Lëngu i rrushit
Parandalon plakjen e qelizave si dhe luan rol kyç për parandalimin e rrudhave.

-Bajamet dhe lajthitë
Njëlloj si pjesa më e madhe e frutave të thata përmbajnë vitaminë E, e cila njihet ndryshe si vitamina kundër plakjes, veçanërisht sa i takon pjesës së lëkurës. /a.y/noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com